Lajme

Deputeti i VV-së i reagon Çitakut: A po na tregon si u angazhove për ndarjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 05 January 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka reaguar nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ka kërkuar sqarime nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është e pamundur në këtë fazë.

Abrashi e ka pyetur Çitakun se si ajo është angazhuar për ndarjen e Kosovës.

“Një pyetje për Vlora Çitakun, meqë është shumë e dijshme dhe profesionale: a na sqaron ajo se si u katandisë Kosova, që 3 vjet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u pajtua për të nënshkruar marrëveshjen për Zajednicë, dhe se si 20 vjet pas luftës dhe 11-12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ajo vet u angazhua për ndarjen e Kosovës”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

-Advertisement-

Ky reagim vjen pasi nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku  ka thënë se gjithmonë duhet marrë me rezervë çfarëdo deklarimi që vjen nga Beogradi. Megjithatë potencoi se është shqetësuese heshtja e ministres Donika Gërvalla dhe ministrisë që ajo drejton karshi gjithë pretendimeve që hedh në publik Beogradi.

“Mirëpo ajo që më shqetëson është heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sigurisht unë e kuptoj natyrën e punës dhe diskrecionin që ndonjëherë ta imponon diplomacia. Po një përgjigje duhet dhënë”, ka shtuar tutje.

Çitaku: Gërvalla duhet t’ia japë një përgjigje Serbisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera