Lajme

Deputeti gjerman: Serbia s’duhet ta bllokojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 24 January 2023

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Gjermane, Josip Juratoviç, beson se Serbia nuk duhet të bllokojë rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Pasi vetëm kështu Kosova mund të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kosova përmes institucioneve ndërkombëtare do të respektojë rregullat ndërkombëtare për serbët”, ka deklaruar ai, raporton mediumi serb, Danas.

-Advertisement-

Për deputetin me prejardhje kroate, Kosova e Serbia pa rregulluar marrëdhëniet ndërfqinjësore nuk mund të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Çdo vonesë e marrëveshjes përfundimtare rrezikon jetën e përditshme të qytetarëve”, shton ai.

Kosova dhe Serbia, sipas Juratoviç, mund të marrin si shembull dy Gjermanitë para rënies së Murit të Berlinit.

“Ata nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, por ishin anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare. Do të vijë koha kur shoqëritë moderne demokratike do të ndërtohen si në Serbi ashtu edhe në Kosovë dhe ato do të gjejnë lehtësisht një zgjidhje përpara se të anëtarësohen në BE”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera