Lajme

Deputetët e AAK-së protestuan bashkë me qytetarët për Trustin

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 26 May 2022

Protesta për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti e kanë mbështetur edhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ata me pankarta në duar “Voto për Trustin” u rreshtuan kah qytetarët dhe bënë thirrje që në Kuvend të votohet pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti Pensional.

Grupi parlamentar i AAK-së vlerëson se kërkesa për tërheqje të kursimeve të Trustit është e drejtë që qytetarëve duhet t’i plotësohet.

-Advertisement-

“Si deputetë të Grupit Parlamentar të AAK-së, sot iu bashkuam protestës paqësore ‘Pro Tërheqjës së Trustit’. Protestuesit kishin kërkesa të thjeshta dhe shumë të qarta, “Duam paratë tona”. Besojmë se Ligji do ta merr votën e deputetëve të Kuvendit”.

“Kërkesa për tërheqje të kursimeve të Trustit është e drejtë që qytetarëve duhet t’i plotësohet. Në mungesë të ndihmës nga shteti, përvetësimi i këtyre mjeteve është i domosdoshëm në mënyrë që atyre t’i lehtësohet sadopak jetesa. Për këtë të drejtë, përpjekjet tona nuk do t’i ndalim” thuhet në njoftimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera