Dënimet me burgim të përjetshëm në Kosovë – a po i ndalin krimet?
Autori: Gazeta inFokus
19:36 | 02 June 2026
Burgimi i përjetshëm ndëshkon rëndë, por nuk e rikthen humbjen dhe as nuk garanton drejtësi të plotë për viktimat. Edhe pse shqiptimet e dënimeve me burgim të përjetshëm në Kosovë janë shtuar, krimet e rënda vazhdojnë, duke ngritur dyshime mbi efektin real frenues.
“Asnjë vendim gjyqësor në botë nuk e kthen në jetë Liridonën”…
Kjo fjali e thënë nga vëllai i saj, Leonard Ademaj, e vendos kufirin e drejtësisë: ajo mund të ndëshkojë, por nuk mund të rikthejë jetën.
Mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në një rrugë të fshatit Bërnicë në Prishtinë, Liridona Ademaj u vra në praninë e dy fëmijëve të saj.
Rasti tronditi opinionin publik dhe u shndërrua në një simbol të dhunës ekstreme dhe të kërkesës për drejtësi.
Më 21 prill 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë tre persona për këtë vrasje: bashkëshortin e saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plavën e Kushtrim Kokallën.
Dy të parët u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa i treti me 30 vjet burgim.
“Sadopak ka lehtësuar dhimbjen e familjes”, thotë Ademaj.
Por, ai e di se procesi nuk përfundon këtu. Mbrojtja ka paralajmëruar ankesë dhe rasti pritet të kalojë në Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme.
“Shpresojmë që edhe instancat më të larta ta konfirmojnë këtë vendim. Vetëm dënime të tilla mund të ndalin vrasjet e nënave dhe motrave tona”, thotë Ademaj.
Dënim i rëndë, por jo gjithmonë përfundimtar
Burgimi i përjetshëm është dënimi më i rëndë në sistemin penal të Kosovës.
Që nga hyrja në fuqi e Kodit Penal në vitin 2013, ai është shqiptuar në 13 raste.
Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, në shumicën dërrmuese – 12 prej tyre – bëhet fjalë për vrasje të rënda, ndërsa vetëm një rast lidhet me terrorizëm.
Ligji e parasheh këtë dënim për 36 vepra penale të kryera në rrethana rënduese, përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe tradhtinë ndaj shtetit.
Megjithatë, praktika tregon se rruga deri te një vendim përfundimtar është e gjatë dhe e pasigurt.
Dënimi i parë me burgim të përjetshëm, i shqiptuar në vitin 2015 për vrasje të rëndë, u zbut më pas nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme në 25, respektivisht 22 vjet burgim.
Sipas Flamur Kabashit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përdorimi i këtij dënimi është shtuar në vitet e fundit.
“Sipas monitorimeve tona, kohët e fundit kemi parë shtim të shqiptimeve me burgim të përjetshëm. Por, vendimet marrin formë të prerë vetëm kur konfirmohen nga shkalla e dytë”, thotë Kabashi.
Në disa raste, më shumë se një person dënohet me burgim të përjetshëm në të njëjtin proces.
Vetëm përgjatë vitit të kaluar u shqiptuan tri dënime të tilla.
Në maj të vitit 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.
Vendimi u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit në prill të këtij viti.
Po këtë prill, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në fund të prillit, Gjykata Themelore dënoi me burgim të përjetshëm edhe Bllagoje Spasojeviqin dhe Dushan Maksimoviqin për kryerje të veprës terroriste, të ndërlidhur me cenimin e rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

T� tjera
-
Meloni uron Partinë Popullore për fitoren në zgjedhje: Urimet më të mira, duke shpresuar në bashkëpunimin tonë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar Partinë Popullore të Alberto N...
-
Sulmohet infermierja në QKMF-në e Mitrovicës
Një infermiere është sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës në Qendrën ...
-
Dy partitë që mund ta qeverisin Spanjen dhe qëndrimi i tyre në raport me Kosovën
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Spanjë kanë nxjerrë në p...
-
Bora vështirëson qarkullimin në disa rrugë që çojnë drejt pikave kufitare, QKMK jep detaje
Të reshurat e borës dhe ngricat e shkaktuara, kanë bërë që në disa rrugë të K...
-
“Pa rrymë deri në 24 orë, por me fatura të plota”, Bajrami: Banorët e Hasit po diskriminohen dyfish
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët në territorin e saj janë të kalueshme: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar
Komuna e Gjilanit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha rrug...
-
BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat
Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e standardit të ri të emetimeve “Euro 7”,...
-
Mungesa e stafit: Mbyllen përkohësisht dy AMF në Gjilan
Banorët e Kishnapolës dhe disa fshatrave përreth në Gjilan po përballen me vë...
-
Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e zgjerimit të BE-së
Krerët institucionalë të Kosovës dhe njohësit e integrimit evropian po kërkoj...
-
Në Hamburg të Gjermanisë, u promovua libri Atletet e Lirisë, i ish Ambasadorit Gjergj Dedaj
Në Hamburg të Gjermanisë, në vigjilie të 28 nëntorit, të Ditës së Flamurit dh...
-
Deficiti tregtar u thellua nga 2,82 në 6,11 miliardë euro, Bajrami kundërshton raportin e Kurtit
Deficiti tregtar i Kosovës u thellua me 3,29 miliardë euro në pesë vjet. Në v...
-
Protesta në Tiranë, protestuesi godet policin pas shpine, e rrëzon në tokë dhe largohet me vrap
Një tjetër moment përplasjesh është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar ...
































