Lajme

Dëmtoi provat, kërkohet paraburgim për zyrtarin policor

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 25 May 2022

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin A.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.R., si person zyrtar – polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, derisa ka qenë në detyrë të sigurimit të vendit të ngjarjes në objektin biznesor në Izvor – Zveçan me pronar i dyshuari S.N., i ka dëmtuar kamerat e sigurisë në objektin ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë.

Me veprimet e tija, i dyshuari A.R., ka kryer veprat e lartë cekura penale. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

-Advertisement-

Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera