Rozë

Del pozitive me Covid-19 ajo që konsiderohej si femra më e bukur në botë

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 12 July 2020

Aktorja e njohur indiane Aishëarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Ata kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

Testimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Tëitter, por pak minuta më vonë postimi u fshi.

-Advertisement-

“Aishëarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kaloj sa më shpejt këtë situata dhe i urojnë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera