Lajme

Deklarata e Speciales, Gërvalla: Jemi duke u marrë intensivisht këtë çështje

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 26 September 2026

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është pyetur nëse do ta mbështesë deklaratën nga PDK-ja lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gërvalla tha se Qeveria ka pranuar kërkesën e PDK-së dhe se aktualisht po analizon mekanizmat përmes të cilëve do të trajtohet kjo çështje.

“Ne e kemi marrë një kërkesë nga PDK dhe tashmë disa ditë po e analizojmë se cilat janë mekanizmat funksionalë dhe cilat do të ishin eksperimentalë. Gërvalla: Po analizojmë mekanizmat për deklaratën e Kuvendit për Specialen”, ka deklaruar Gërvalla.

-Advertisement-

Ajo ka bërë të ditur se qëndrimi i Qeverisë do të bëhet publik të hënën, duke theksuar se do ta mbështesë atë qëndrim, sikurse edhe kolegët e saj në Qeveri.

 “Patjetër të hënën, pra pasnesër, si gjithë kolegët e mi, përkrah qëndrimin që Qeveria do të marrë lidhur me këtë deklaratë. Ky personalizimi i fjalëve, i qëndrimeve apo deklarimeve të anëtarëve të Qeverisë më duket krejt i panevojshëm, sepse ne jemi një trup kolektiv dhe deri sot kemi dëshmuar se veprojmë si të tillë”, ka deklaruar Gërvalla.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy