Sport

Deklarata e Lushtakut pas fitores ndaj Flamurtarit

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 16 October 2018

Drenica arriti fitore ndaj Flamurtarit në xhiron e 10-të të IPKO Superligës me shifrat 3:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

“Vijnë pas dy humbjeve dhe pas një pauze dhe jemi konsoliduar dhe i kemi përmirësuar problemet që na janë shfaqur në dy ndeshjet e kaluara”

“Tereni i sotëm na ka mundësuar që të shfaqim lojë të mirë. Edhe Flamurtari kishte mungesa, por ne e kemi zhvilluar lojën tonë që jemi marr vesh”, shtoi Tahir Lushtaku duke e vlerësuar lojën e këtyre futbollistëve. “Përvoja e lojtarëve si Dajaku, Elshani, por edhe Kreshnik Uka që po kryen një punë të madhe. Kemi luajtur si një grup që është arma jonë më e fortë”, ka deklaruar – Tahir Lushtaku per SSK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera