Debutim “shokues” i Cristiano Junior në Instagram: Faleminderit idhulli im, Leo Messi!

Autori: Gazeta inFokus
16:48 | 05 December 2017
Cili është futbollisti i preferuar i djalit të parë të CR7? Thjesht dhe pastër, Lionel Messi.
Pak orë më parë, ose më saktë orët e vona të së hënës, Cristiano Junior, vetëm 7 vjeç e gjysmë, debutoi në rrjetet sociale, por me një foto të çuditshme që shtangu jo vetëm sportdashësit anembanë botës, veçanërisht ata që janë fansa të babait të tij Cristiano Ronaldo, por edhe vet të atin.
Cili është futbollisti i preferuar i djalit të parë të CR7? Thjesht dhe pastër, Lionel Messi!
Ajo ishte fotoja e dytë e publikuar prej djalit të parë të portugezit, e bëhet fjalë për momentin kur takoi për herë të parë në vitin 2015 argjentinasin Lionel Messi, vetëm pak çaste përpara se i ati të merrte në duar trofeun e “Topit të Artë”.
Teksti që shoqëron foton është i shkurtër por shumë domethënës: Faleminderit idhulli im!
Fotoja e parë, ndërkohë, ishte një paraqitje “nudo” së bashku me babain e tij, gjatë një momenti kur Cristiano Ronaldo lançonte linjën e tij të veshjeve, dedikuar fëmijëve, që mban pikërisht emrin e tij.
Në harkun e pak orëve, pa mbushur 24 orë nga debutimi, Cristiano Junior ka publikuar 6 foto në total, duke rritur numrin e ndjekësve në mënyrë të habitshme, pothuajse 100 mijë fansa.
Por cilat profile ndjek vet Cristiano Jr.? Janë pak dhe të përzgjedhura: ai i babait, të fejuarës së tij Georgina, nënës Maria Dolores dhe hallës Katia.
Nuk mund të mungonin profilet zyrtare të Realit të Madridit, Sergio Ramosit, por edhe ai i Lionel Messit.


L

Të tjera
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...