De Biasi me koment interesant para ndeshjes Kosovë-Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 29 May 2018
Gianni De Biasi do të jetë një tifoz special mbrëmjen e sotme në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut.
Ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi do të ndjekë nga afër përballjen mes Shqipërisë e Kosovës, një ndeshje që e ka përjetuar edhe vet para pak vitesh.
“Ishte një ndeshje në miqësi të plotë para dy-3 vitesh, mes vëllezërve, por një ndeshje e çuditshme për mua. Preferoj të luaj ndaj kundërshtarëve të vërtetë. Ndryshimet që ka sjellë Panucci janë të goditura dhe synojnë rritjen e ekipit. Sigurisht ka lënë lojtarë në shtëpi, por duhet të provojë të rinj. Kur të vijë koha e pikëve do të llogarisë vlerësimet e këtyre miqësoreve”, tha Gianni De Biasi, ish-trajner i Shqipërisë.
Italo-shqiptari pranon se tani do të ketë përplasje mes dy federatave për talentet e futbollit.
“Është e qartë që tani, me njohjen e Kosovës do të jetë normale që do të ketë pak konflikt. Por ka hapësirë për të manovruar, sepse ka lojtarë të brezit të dytë që kanë lindur jashtë dhe janë interesantë. Të gjithë sot duan të fitojnë. Mbaj mend herën e fundit ishte një festë e bukur. Sot është ndryshe, pasi është fundsezoni dhe lojtarët janë të lodhur, e vlerësimet janë të vështira”, tha më tej De Biasi.
E ardhmja e De Biasit, për momentin është e fokusuar vetëm në rolin e opinionistit sportiv.
“Tani për tani jam parkuar te Rai për të ndjekur me interes ndeshjet e Botërorit. Kam folur me një Federatë të rëndësishme, të një vendi që merr pjesë në Botëror, e shpresoj ta konkretizojmë pas Botërorit, ndërsa kam dhe dy oferta nga ekipe jashtë Italisë”, tha ai.
Të tjera
-
U plagos rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Kryeministri sllovak Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën! Këtë l...
-
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër idesë së kryeministrit Alb...
-
Mali i Zi nikoqir i Samitit të liderëve Ballkan Perëndimor-BE
Sot në Malit të Zi mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor d...
-
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Sot votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare
Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuve...
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...