Rozë

Dalin FOTOT/ Orgji e festa të çmendura, princi britanik sërish në telashe

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 20 February 2020

Familja Mbretërore në Britani vazhdon të akuzohet për skandale.

Sigurisht, në qendër të tyre shtë sërish , Princi Andrew, i cili muaj më parë u detyrua të tërhiqet nga jeta publike dhe gjithë angazhimet e tij, për shkak të akuzave se kishte marrë pjesë në festat e miliarderit pedofil Jeffrey Epstein, ku përdhunoheshin vajza të mitura.

Princi akuzohet se ka marrë pjesë në festat e manjatit 78-vjeçar, Peter Nygard. DailyMail ka publikuar disa foto, ku tregohet manjati duke festuar dhe bërë orgji me disa vajza në Karaibe në 2007.

-Advertisement-

Më herët u raportua se në vilën e Nygard në Bahamas ka qenë edhe Princ Andrew, aty ku manjati dyshohet se përdhunonte dhe drogonte vajzat e reja, të cilave u premtonte se do i bënte modele. Daily Mail shkruan se nuk ka akuza direkte për princin, por shoqëria me Peter Nygard i shton dyshimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera