Lajme

Dakaj për propozimin e Shiroka-Pulës: “Bllofi i radhë, është e turpshme të përfshihet emri i saj pa e pyetur”

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 06 October 2026

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti propozoi Justina Shiroka-Pulën për presidente të Kosovës, duke kritikuar faktin që, sipas deklarimit të Kurtit, ajo nuk ishte kontaktuar paraprakisht.

Dakaj ka theksuar se propozimi është bërë vetëm një orë para përfundimit të afatit kushtetues, duke e cilësuar mënyrën e përfshirjes së emrit të Shiroka-Pulës si mungesë respekti.

“Edhe kjo po ndodhi në këto momente. Albin Kurti, vetëm një orë para përfundimit të afatit kushtetues, propozoi Justina Pula-Shirokën për presidente dhe e konfirmoi se nuk e ka kontaktuar fare”, ka shkruar Dakaj.

-Advertisement-

Ai ka ironizuar me situatën, duke thënë se Shiroka-Pula mund të mos jetë fare në dijeni se emri i saj është propozuar.

“Me një fjalë, e nderuara Justina Pula-Shiroka në këto momente mundet me qenë në gjumë, pa e ditur fare se po propozohet për presidente. Kjo, më së paku, është mungesë respekti”, ka shkruar ai.

Dakaj e ka cilësuar të papranueshme përfshirjen e emrit të saj në zhvillimet politike pa një konsultim paraprak.

“Është e turpshme që emri i një personaliteti të shquar, një profesoresha të nderuar dhe kryeakademikeje, të përfshihet në lojëra politike pa e pyetur fare”, ka shtuar Dakaj.

Ai e ka quajtur propozimin “bllofi i radhës për të gjetur fajtorë”, duke e ndërlidhur edhe me propozimin e mëhershëm të Bekim Sejdiut, i cili ka deklaruar se është tërhequr nga procesi dhe se për këtë i kishte njoftuar LDK-në dhe Kurtin./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy