Lajme

Daçiq: Serbia nuk pajtohet me lirimin e Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 01 May 2017

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se tërheqja e ambasadorit të Serbisë në Francë për konsultime dhe mospjesëmarrja prej tre muajsh në takime, është një shembull i një mase e cila tregon se Serbia kundërshton vendimin e Gjykatës dhe Francë për Ramush Haradinaj dhe që nuk pajtohet me lirimin  e tij, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Serbia është një vend që e respekton veten dhe detyrimi jonë ndaj viktimave nuk lejon heshtjen dhe nuk pranon vendimin e gjykatës franceze”, ka thënë Daçiq./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera