Lajme

Covid 19 në Fushë-Kosovë: Dalin detaje të reja nga pesë personat e infektuar

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 02 June 2020

Pesë raste të reja me koronavirus janë paraqitur mbrëmë në Komunën e Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj komune Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se të pesë personat e infektuar janë nga e njëjta familje dhe sipas tij në bazë të informacioneve të para ato janë raste kontakti.

“Për momentin është e pamundur të biem në kontakt me këtë familje, por kemi mësuar se datëlindja e çiftit është rreth vitit 1980 dhe tre fëmijëve të tyre”, tha ai.

-Advertisement-

Topalli thotë se kjo familje kanë miqësi me një familje në Vushtrri nga ku edhe dyshohet se kanë marrë infeksionit.Zëdhënësi i Fushë Kosovës thotë se para këtij rasti në këtë komunë kanë pasur vetëm tetë raste dhe që të gjithë ishin shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera