Çitaku i përgjigjet VV-së: Me votat e kujt u zgjodhën Konjufca e Dërguti nënkryetarë?
Autori: Gazeta inFokus
21:58 | 09 September 2026
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, u është kundërpërgjigjur kolegëve të saj nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me sigurimin e votave për nënkryetare të Kuvendit
Çitaku sot është propozuar nga PDK-ja për nënkryetare të legjislativit, por nga VV-ja kanë deklaruar se nuk do ta votojnë as atë, e as kandidatin e LDK-së, Kujtim Shala.
Lidhur me këtë, Çitaku ka thënë se, përtej një keqinterpretimi sipërfaqësor dhe, siç e ka quajtur ajo, djallëzor të Kushtetutës, kjo çështje tashmë po tingëllon edhe qesharake
“Kushtetuta është e qartë. Kryetari/ja e Kuvendit i takon shumicës parlamentare. Tre nënkryetarët u takojnë tri grupeve më të mëdha parlamentare. Ata janë të propozuarit e grupeve të tyre parlamentare. Prandaj, për ju kam një pyetje fare të thjeshtë: me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?! Apo Kushtetuta paska vlejtur atëherë, e sot duhet lexuar ndryshe, varësisht se kujt i konvenon?”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se problemi nuk është ajo dhe as pozita e nënkryetares.
“Problemi është shumë më i madh. LVV tashmë po kërkon ta zgjedhë edhe opozitën. Jo opozitën që e kanë zgjedhur qytetarët, por opozitën që u pëlqen atyre. Opozitën e dëgjueshme. Opozitën e pranueshme. Opozitën që ul kokën. Sepse, në thelb, oferta e tyre për opozitën është brutalisht e thjeshtë: Ose nënshtrohuni, ose do ta mbajmë Kosovën në kaos. Ose bëhuni siç ju duam ne, ose nuk ka Kuvend”, ka thënë tutje ajo.
Çitaku ka shtuar se kjo nuk është betejë për një karrige në Kryesinë e Kuvendit, duke e cilësuar një pozitë të tillë si të parëndësishme.
“Kjo është betejë për një parim shumë më të madh: a është Kosova Republikë me institucione, Kushtetutë, shumicë dhe opozitë, apo është shtet ku një parti pretendon të vendosë edhe se kush guxon ta kundërshtojë? Dhe krejt kjo po ndodh në një prej momenteve më të rënda e më të ndjeshme për Kosovën”, ka thënë tutje ajo
Ajo ka përsëritur rëndësinë e konstituimit të Kuvendit, pasi Kosova, sipas saj, ndodhet para aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Po afrohet 16 shtatori. Dita kur në Hagë nuk vendoset vetëm për katër burra. Vendoset për një pjesë të historisë sonë. Për luftën tonë. Për rrugën tonë drejt lirisë. Për mënyrën se si do t’ua tregojmë fëmijëve tanë të kaluarën dhe si do ta ndërtojmë të ardhmen. E në një moment të tillë, Kosova është pa Kuvend. Pa institucionin ku duhet të flasë populli. Pa vendin ku duhet të përballen idetë. Pa zemrën e demokracisë parlamentare. Jo pse qytetarët nuk kanë votuar. Jo pse Kosova nuk ka deputetë. Jo pse Kushtetuta nuk e tregon rrugën. Por sepse dikush, përballë opozitës, njeh vetëm dy mundësi: Nënshtrimin ose kaosin. Ne nuk do të zgjedhim asnjërën. Kosova është shumë më e madhe se pushteti i kujtdo. Dhe Republika është shumë më e shtrenjtë se çdo karrige”, ka shkruar Çitaku.

T� tjera
-
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi mund t’ia rrezikojë Listës Serbe pozitat dhe p...
-
Audioincizimi që dëshmon sistemin kriminal të punësimeve partiake në krye me Albin Kurtin
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes...
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
































