Shëndetësi

Cigaret elektronike ndryshojnë enët e gjakut pas vetëm një përdorimi

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 21 August 2019

Një studim i fundit ka treguar ndryshimet në funksionin kardiovaskular pas përdorimit të cigareve elektronike.

Studimi i botuar sot në revistën ‘Radiology’, arriti në përfundim se cigaret elektronike ndikojnë përkohësisht në funksionimin e enëve të gjakut te njerëzit e shëndetshëm.

Duke përdorur skanimet e MRI, studimi zbuloi ndryshime në rrjedhën e gjakut brenda arteries në këmbë pas vetëm një përdorimi.

-Advertisement-

Studiuesit nuk mund të përcaktojnë se cili kimikat mund të jetë përgjegjës për ndryshimet, transmeton KosovaPress.

“Pas disa minutash, gjithçka normalizohet. Dikush mund të thotë, punë e madhe, asgjë nuk ndodh”, tha autori i studimit Felix W. Wehrli, profesor i shkencës radiologjike dhe biofizikës në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvania.

“Por nëse dikush i përdorë rregullisht, ekziston mundësia që me kalimin e kohës gjërat të mos kthehen në normalitet”, shton ai.

Ekipi i tij ka vërejtur ndryshimet e matura në 31 persona, të cilët nuk kishin pirë kurrë duhan, por që pas përdorimit të cigareve elektronike ‘kishin reflektuar’ të njëjtat procese që çojnë në zhvillimin e sëmundjes kardiovaskulare, përfshirë arterosklerozën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera