Cigaret elektronike mund të dëmtojnë qeliza jetike të sistemit imunitar
Autori: Gazeta inFokus
08:48 | 14 August 2018
Një studim i fundit tregon se avulli i cigareve elektronike mund të dëmtojë qeliza jetike të sistemit imunitar, e për këtë arsye mund të jenë më të dëmshme nga sa mendohej më parë.
Sipas studiuesve, avulli i këtyre pajisjeve paaftëson qeliza të rëndësishme të sistemit imunitar në mushkëri, duke nxitur kështu inflamacionet. Ata paralajmërojnë për më shumë vëmendje, kundrejt opinionit se cigaret elektronike janë të sigurta.
Gjithsesi, Departamenti i Shëndetit Publik në Angli këshillon se, ato janë shumë më pak të dëmshme krahasuar me duhanpirjen, ndaj njerëzit nuk duhet të hezitojnë t’i përdorin, si një mundësi që u vjen në ndihmë për të hequr dorë nga cigaret.Studimi eksperimental i udhëhequr nga profesor David Thickett i Universitetit të Birminghamit është publikuar “online” në revistën “Thorax”. Studime të mëhershme ishin fokusuar te përmbajtja kimike e lëngut të cigareve elektronike, përpara se ai të kthehet në avull.
Në studimin e fundit, shkencëtarët krijuan një procedurë mekanike për të imituar avullin në laborator, duke përdorur mostra të indeve të mushkërive të ofruara nga 8 persona joduhanpirës.
Ata zbuluan se, avulli shkakton inflamacion dhe dëmtim të aktivitetit të makrofagut alveolar, qeliza që luftojnë grimcat potencialisht të dëmshme të pluhurit, bakteret apo alergjenet. Ata thonë se, disa prej efekteve ishin të ngjashme me ato që janë vërejtur te duhanpirësit e rregullt dhe njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive.
Megjithatë, ata bëjnë thirrje për kujdes, pasi rezultatet janë thjesht në kushte laboratorike, ndaj këshillojnë që studime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar më mirë ndikimin afatgjatë në shëndetin e njeriut. Një studim tjetër i pavarur mbi provat e fundit kundrejt cigareve elektronike ishte publikuar gjatë shkurtit nga Departamenti i Shëndetit Publik të Anglisë.

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...



































