Lajme

Chollet pas takimit me Osmanin, lavdëron Kosovën për sanksionet dhe dënimin e luftës së Putinit

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 11 January 2023

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka shkruar për takimin që zhvilloi sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai shprehet se partneriteti SHBA-Kosovë, është i palëkundur, teksa i lavdëron autoritetet për solidarizimin me Ukrainën në miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

”Mirë që e takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Partneriteti ynë SHBA-Kosovë, është i palëkundur. Ne e lavdërojmë Kosovën për solidaritetin me Ukrainën në miratimin e sanksioneve, mbështetjen e refugjatëve dhe gazetarëve dhe dënimin e luftës së Putinit. Mirënjohës për bujarinë e Kosovës në pritjen e evakuuarve dhe refugjatëve afganë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera