Lajme

Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK’ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit, flet Pal Lekaj

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 27 January 2023

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka konfirmuar se AAK ka marrë ftesë për të qenë pjesë e diskutimit për Asociacionin, të planifikuar të mbahet nga Ambasada amerikane më 31 janar.

Lekaj tha se AAK e vlerëson si positive këtë ftesë, dhe se qëndrimi i partisë është se nuk rekomandon një asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Po, sa i përket ftesës nga ambasada e SHBA’së, AAK ka ftesë dhe do të marrim pjesë. E kemi vlerësuar si pozitive ftesën nga ambasada amerikane. Do të japim kontributin tonë dhe qëndrimin tonë sa i përket Asociacionit”, tha Lekaj në T7.

-Advertisement-

“AAK sa i përket Asociacionit e kemi të qartë qëndrimin tonë, sepse nuk sugjerojmë të nënshkruhet një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e e bën jofunksional shtetin e Kosovës”, tha tutje ai.

Po ashtu, deputeti i AAK’së beson se as ShBA’të nuk pranojnë një Asociacion që është në kundërshtim me Kushtetutën e që e bën Kosovën shtet jofunksional.

“Sa i përket formimit të asociacionit dhe sugjerimet të miqve tanë ndërkombëtarë, nuk mendoj që SHBA’të pranojnë një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bëjnë jofunksional shtetin e Kosovës. Nuk i themi po një asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën”, shtoi tutje Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera