Çfarë nxjerrin në pah dokumentet e bëra publike nga kompania Facebook
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 05 November 2021
Kompania Facebook, gjiganti i medias sociale, po përballet me kritika publike dhe hetime nga entet rregullatorë pas daljes në dritë të mijëra dokumenteve të brendshme nga një ish-punonjëse e rrjetit social.
Çfarë përmbajnë dokumentet ?
Pas përpilimit të dokumenteve, ndërsa punonte si menaxhere në kompaninë Facebook, Frances Haugen ia shpërndau ato një grupi prej 17 mediash amerikane, të cilat bashkëpunuan në një projekt për të publikuar në rrugë individuale gjetjet e tyre.
Raportet, të publikuara në një ditë të koordinuar në fund të tetorit, e portretizojnë Facebook-un si një kompani në përpjekje të rritjes së përdoruesve dhe shtimit të fitimeve, duke mos marrë parasysh mënyrën se si njerëzit po e përdornin platformën për të përhapur urrejtje dhe dizinformim.
Nga dokumentet e studiuara, del në pah se Facebook-u kishte vështirësi kryesisht tek monitorimi i gjuhës së urrejtjes, retorikës nxitëse dhe keqinformimit nga përdoruesit që postonin nga vende të caktuara. Ndër ta përfshiheshin edhe disa përdorues që Facebook-u i kishte përcaktuar se përbënin rrezik të madh për abuzime me pasoja reale.
Deshtimet ishin rezultat i sistemeve me mangësi të inteligjencës artificiale si dhe mungesa e moderatorëve të duhur që flasin shumë gjuhë të ndryshme të përdorura në Facebook.
Kush kishte qasje tek dokumetet?
Përveç dhënies së dokumenteve organeve të shtypit, zonja Haugen i vuri ato në dispozicion të agjencisë amerikane që mbikëqyr dhe zbaton ligjet kundër manipulimeve në treg si dhe Kongresit. Sinjalizuesja Haugen gjithashtu ka dëshmuar para Komisionit të Senatit për Tregtinë dhe para Parlamentit Britanik. Ajo përdori kameran e telefonit për të fotografuar dokumentet.
Pse janë të rëndësishme dokumentet?
Kompania ka shtrirje masive globale. Facebook-u kishte 2.74 miliardë përdorues aktivë në fund të shtatorit, sipas statistikave të kompanisë. Çfarë do të thotë se rreth 1 në çdo 3 njerëz në planet është përdorues. Kompania ofron gjithashtu shërbime të tjera të njohura si WhatsApp dhe Instagram.
Si reagoi kompania Facebook?
Zëdhënësja e Facebook-ut, Mavis Jones, tha përmes një deklarate se kompania po punon për të ndaluar abuzimet në platformën e saj në vendet ku ka një rrezik më të lartë konflikti dhe se ka moderatorë që flasin gjuhë të ndryshme për të rishikuar përmbajtjet e postimeve në 70 gjuhë.
Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, foli të hënën gjatë një konference mbi fitimet tremujore dhe tha se Facebook-u po përballet me “një përpjekje të koordinuar për të përdorur në mënyrë të përzgjedhur dokumentet e dala për të paraqitur një panoramë të rreme të kompanisë ”./ VOA
Të tjera
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...