Gjykata e lartë e BE-së vendos kundër Apple dhe Google
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 10 September 2024
Gjigantët e teknologjisë digjitale janë urdhëruar të paguajnë taksat dhe gjobat për të cilat kishin luftuar prej kohësh. Gjobat miliardëshe janë pjesë e betejës së Europës për të frenuar korporatat amerikane.
Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi të martën (10.09.) se Google kishte shkelur ligjet e konkurrencës, ka shfrytëzuar monopolin në treg duke disfavorizuar rivalë më të vegjeël europianë.
Po ashtu edhe Apple duhet t’i paguajë Bashkimit Europian 13 miliardë euro taksa të prapambetura. Të dyja rastet shihen si një përpjekje e Brukselit për të mbyllur boshllëqet tatimore të shfrytëzuara nga gjigantët amerikan të teknologjisë.
Akuza kundër Google daton që nga viti 2017, kur BE-ja akuzoi Google se i jepte përparësi lidhjeve të veta në Google Shopping gjatë kërkimit në platformë. BE ka argumentuar se kjo shkel rregullat e konkurrencës. Google u gjobit me 2.4 miliardë euro, por kishte apeluar në ECJ, e cila tani e ka lënë në fuqi gjobën.
“Zënka” e ashpër e Apple me BE-në
Akuza nga Europa ndaj Apple filloi në vitin 2016, duke argumentuar, se Apple kishte marrë një marrëveshje tatimore të “favorshme” me autoritetet në Irlandë, vendndodhja e selisë europianë të kompanisë. BE-ja ka kërkuar prej kohësh që Apple të paguajë miliarda taksa për dy subvencione irlandeze që kompania argumenton se janë kryesisht të tatueshme në Shtetet e Bashkuara. Duke argumentuar se ata po i nënshtroheshin taksimit të dyfshitë dhe se situata nuk përjashtonte ndihmën shtetërore nga Dublini, Apple fillimisht fitoi një vendim kundër Komisionit Europian për të anuluar urdhërpagesën.DW
Të tjera
-
IPK rekomandon suspendimin për një polici në Kaçanik, dyshohet se ndërhyri në sistemin e policisë
Inspektorati Policori Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin ...
-
Kurti: Shpresoj që KE ta detyrojë Serbinë të zgjedhë mes federatës despotike ruse dhe demokracisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është i vetmi vend evr...
-
Pako me ḍuhan pa banderola gjenden në Viti, sekuestrohen nga Dogana e Kosovës
Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe lufti...
-
Arrestohen pesë persona në Gjakovë, u përleshën fizikisht
Pesë persona janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Martirët e Kombit” në...
-
Bislimi: Kosova, shtet që synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, KiE e organizata të tjera ndërkombëtare
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga a...
-
Kritikat e Sarrazin rreth anëtarësimit në KiE, Qeveria i përgjigjet: Kalimi i fazës së parë, meritë e jona
Qeveria e Kosovës i është përgjigjur kritikave të Emisarit të Gjermanisë për ...
-
Rohde: Me Kosovën kemi sfida, por jemi të palëkundur në mbështetjen e paqes dhe të sigurisë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë q...
-
Molliqaj: S’ka dilemë që Policia e Kosovës është e instrumentalizuar nga pushteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se SHBA në deklaratën...
-
Çollaku: Hipokrizi, se si ne i akuzojmë partnerët tanë se po ia mbajnë anën Serbisë
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku e ka quajtur hipokrizi, a...
-
Abdixhiku: Transformuam shkollat në Prishtinë, me plan edhe anembanë Kosovës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetin gjerman, Peter Beyer t...
-
Alarmon Eman Rrahmani: Nxënësja me mbulesë nga Peja akoma nuk është kthyer në shkollë
Deputeti Eman Rrahmani ka treguar në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus ...
-
Publikohet video e rrallë e Kadri Veselit i rrethuar nga forcat serbe në vitin 1998
Koleksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe, Esat Shala, ka publik...