Auto&Tech

Apple liston më shumë se 250 veçori të reja që vijnë me iOS 18

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 12 September 2024

Apple sapo ka zbuluar serinë e saj më të fundit të iPhone 16 dhe, si gjithmonë, me telefonat e rinj vjen edhe versioni më i freskët i iOS.

Bëhet e ditur se iOS 18 do të lansohet më 16 shtator, dhe ndërsa Apple tashmë ka vënë në lojë shumicën e veçorive të reja, ajo tani ka postuar një dokument të detajuar në faqen e saj të internetit që përshkruan të gjitha përditësimet dhe ndryshimet që vijnë me këtë version të fundit të OS.

Lista është e mbushur me shumë veçori për të cilat kemi dëgjuar tashmë, si Apple Intelligence, mënyra të reja për të personalizuar Ekranin bazë dhe Qendrën e Kontrollit, një aplikacion të rinovuar Photos, disa përmirësime në aplikacionin Messages dhe një aplikacion krejt të ri Passwords.

-Advertisement-

Por, kjo nuk është e gjitha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lista gjithashtu hedh dritë mbi disa ndryshime dhe veçori më të vogla, duke përfshirë përmirësime në CarPlay, aplikacionin Weather, regjistrimin dhe transkriptimin e thirrjeve.

Gjithashtu, posta zanore e drejtpërdrejtë po zgjeron shtrirjen e saj, duke mbështetur tashmë gjuhë dhe vende të shumta.

Vetëm një paralajmërim, veçoritë fillestare të Apple Intelligence nuk do të shfaqen deri në iOS 18.1, që pritet të prezantohet në tetor.

Dhe nëse jetoni në Bashkimin Evropian, ato nuk do të shfaqen fare, të paktën tani për tani.

Siç raportohet, për të përdorur Apple Intelligence, do t’ju duhet një nga këta iPhone:

iPhone 15 Pro

iPhone 15 Pro Max

iPhone 16

iPhone 16 Plus

iPhone 16 Pro

iPhone 16 Pro Max

Ndërkohë, iOS 18 do të jetë i qasshëm për të gjithë që përdorin seritë iPhone 12 dhe më të reja, së bashku me iPhone SE 3.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera