Çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli?
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 09 December 2022
Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të tërë gjatësish vale (apo ngjyrash). Në fakt, ai e bën këtë në të gjitha pjesët e spektrit elektromagnetik, përveç rrezeve gama.
Kulmi në spektrin e Diellit mund të përdoret për të nxjerrë temperaturën e tij sipërfaqësore, rreth 5.500 gradë Celcius. I njëjti proces mund të përdoret për të përcaktuar temperaturat sipërfaqësore të yjeve. Gjatësia e valës së pikut në një spektër, përcakton në përgjithësi ngjyrën e dukshme të një objekti.
Kështu, për shembull, yjet më të ftohtë duken si të kuq,ndërsa ata më të nxehtë në ngjyrë blu. Ndërkohë yjet me një temperaturë të ndërmjetme na shfaqen me ngjyrëportokalli, të verdhë dhe të bardhë. Për Diellin, spektri e arrin kulmin në një gjatësi vale, që ne normalisht do ta përshkruanim si të gjelbër.
Gjithsesi, në të gjithë gamën e ngushtë të spektrit të dukshëm, sasia e dritës së emetuar në secilën gjatësi vale, është thuajse saktësisht e njëjta. Por më e rëndësishmja: syri i njeriut nuk e percepton dritën, ndaj ai mesatarizon ngjyrat e ndryshme të spektrit.
Pra, një tepricë shumë e vogël e dritës jeshile, nuk duket e gjelbër për syrin e njeriut, por e bardhë. Që sytë tanë ta perceptojnë atë si të gjelbër, Dielli do të duhej të lëshonte vetëm dritë jeshile. Kjo do të thotë se ngjyra aktuale e Diellit është e bardhë.
Atëherë, pse në përgjithësi ne këtu në Tokë na duket i verdhë? Kjo ndodh sepse atmosfera e Tokës e shpërndan dritën blu në një mënyrë më efikase sesa dritën në ngjyrën e kuqe. Ky defiçit i lehtë ndaj dritës blu, nënkupton që syri e percepton ngjyrën e Diellit si të verdhë.
Sa më shumë atmosferë që të përshkojë drita e Diellit, aq më shumë shpërndahet drita blu. Prandaj, gjatë lindjes dhe perëndimit të Diellit ka një përqindje shumë më të madhe të dritës së kuqe në spektrin e Diellit, duke na ofruar shpesh një tablo spektakolare.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...