Sport

Caktohet data e super përballjes Joshua-Klitschko

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 26 July 2017

Promotori i kampionit të botës në peshat e rënda, Anthony Joshuas, ka thënë se revanshi mes britanikut dhe rivalit ukrainas Wladimir Klitschko pritet të zhvillohet më 11 shtator, në Las Vegas.

Eddie Hearn tha se qyteti i Las Vegasit është favorit si vendi ku do të mbahet dueli.

“11 nëntori është data e përcaktuar. Do të marr kohë, ndoshta disa javë për ti vendosur përfundimisht gjërat, por mendoj se Klitschko do të pranoj sfidën në Vegas”, tha Hearn, përcjellë Gazeta Metro.

-Advertisement-

Duelin e parë të zhvilluar në Londër, Klitschko e kishte humbur më K.O. teknik, por e mbante me kontratë të drejtën e revanshit.

Mirëpo, ukrainasi kishte refuzuar që lufta të zhvillohet edhe një herë në Angli.

Hearn p[oashtu njoftoi se Anthony Joshua tashmë ka qëndruar për 10 ditë në Las Vegas, me qëllim që të njihet sadopak me ambientin ku do të zhvillohet dueli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera