Lajme

Bulliqi ngushëllon familjen e 30 vjeçarit që vdiq si pasojë e goditjes nga lisi

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 06 June 2022

Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, e ka ngushëlluar familjen e Erdin Haxhiut, 30 vjeçarit nga ky qytet që humbi jetën si pasojë e goditjes nga lisit në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Bulliqi u shpreh tejet i pikëlluar nga ky rast dhe tha se në këto momente të vështira është së bashku me familjen Haxhiu për ta ndarë dhimbjen bashkë me ta.

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të bashkëqytetarit tonë, Erdin Haxhiu, i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, ku si pasojë e erërave të forta u rrëzua një lis i cili goditi veturën në të cilën ndodhej tashmë i ndjeri.

-Advertisement-

Në këto momente të dhimbjes së madhe, jemi me familjen Haxhiu për ta ndarë dhimbjen bashkë me ta!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe mbarë farefisit!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera