Lajme

Bulliqi ngushëllon familjen dhe miqtë e 28-vjeçarit që vdiq pasi u godit nga një veturë

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 01 January 2023

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Arbnor Jupollit, që vdiq në orët e para të së dielës në QKUK pasi u godit nga një veturë.

Bulliqi tha lajmi për vdekjen e Arbnorit e ka pikëlluar atë shumë.

“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike, të bashkëvendasit tonë Arbnor Jupolli nga fshati Shajkoc.

-Advertisement-

Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jupolli, miqtë dhe të gjithë ata që njohën Arbnorin!”, thuhet në postim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera