Lajme

Bubullima e fortë nuk e frikëson Kurtin, VV nuk e lë pa e shkëputur si moment

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 30 August 2022

Bubullima e fortë nuk e frikëson Kurtin, VV nuk e lë pa e shkëputur si moment

Në shumicën e postimeve dhe komenteve, militantët dhe përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje e krahasojnë kryeministrin Albin Kurti me luanin. Kjo vërehet nëpër rrjete sociale, ku shpërndahen dhjetëra modalitete të montimeve amatore të fotografive, Kurti me një anë dhe një luan në anën tjetër, shkruan Gazeta Express.

Kurtin të fortë është munduar ta praqes sot edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili ka shkëputur një video nga konferenca e sotme e kryeministrit pas takimit me Abdixhikun e Haradinajn.

-Advertisement-

Momenti që e ka shkëputur Manxhuka është kur shkrep një bubullimë e fortë teksa kryeministri flet para mediave në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Manxhuka videon e ka shoqëruar me një “emoji” të buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se si kryeministrit nuk i lëviz syri fare dhe vazhdon fjalimin.

Ndryshe nga Kurti, gazetarët që kanë qenë aty shihet që frikësohen momentin kur kërset bubullima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera