Britania sanksionon ushtarakë rusë dhe kompani të dronëve iranianë

Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 13 December 2022
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar për sanksione të reja që shënjestrojnë komandantë të lartë rusë dhe kompani e zyrtarë iranianë të përfshirë në prodhimin apo furnizimin e Moskës me dronë, që po përdoren në sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Qeveria britanike tha se 12 komandantë të lartë të forcave ruse, përfshirë edhe njësite të përfshira në sulmet ndaj qyteteve ukrainase, janë sanksionuar. Në listën e sanksioneve është edhe gjeneralmajor Robert Baranov, i identifikuar nga grupi hulumtues Bellingcat si komandant i një njësie përgjegjëse për sulme ajrore.
Tre iranianë dhe një kompani iraniane po ashtu janë sanksionuar dhe janë subjekt i ngrirjes së aseteve, ndalimit të udhëtimeve dhe të transportit.
“Regjimi iranian është jashtëzakonisht i izoluar në mes të thirrjeve për ndryshim nga populli i vet dhe po arrin marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, në përpjekje të dëshpëruara për të mbijetuar”, tha sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, përmes një deklarate.
“Putin dëshiron të thyejë shpirtin e Ukrainës, por nuk do t’ia dalë. Ukraina do të fitojë dhe Ukraina do të rindërtohet”, shtoi ai.
Cleverly iu referua trazirave në Iran për shkak të vdekjes së një gruaje të re në kohën kur ishte në paraburgim, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
Zemërimi për vdekjen e Mahsa Amini, 22 vjeçe, ka nxitur protesta mbarëkombëtare, që paraqesin sfidën kryesore për udhëheqjen islamike, që kur ajo erdhi në pushtet pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Në deklaratë u tha se në paketën e re të sanksioneve janë shënjestruar edhe persona që ndihmojnë në prodhimin e dronëve, përfshirë edhe bashkëthemeluesin dhe drejtorin menaxhues të MADO, kompanisë përgjegjëse për prodhimin e motorëve për dronë, që Rusia po i përdor në Ukrainë./REL

Të tjera
-
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë, qeveria jep 3 milionë euro tender të negociuar
Sot nga qeveria është njoftuar se kryeministri në detyrë do të vë gurthemelet...
-
Arben Fetai që dikur e kundërshtonte, sot takon Albin Kurtin në Shkup: Si vëlla për vëlla
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka pritur në Shkup Kryeministrin në detyrë t...
-
Komuna e Prishtinës njofton zgjatjen e dy linjave të reja të autobusëve
Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot për zgjerimin e dy linjave të autobusëve ...
-
36-vjeçari nga Fieri pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur: Ndodhi vetëm një herë!
Zamir Meta, një baba mostër i cili u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar sek...
-
Vodhi disa herë në markete të Ferizajt, policia kap 34-vjeçarin
Një 34-vjeçar me inicialet F.Sh është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka...
-
Reagon aktivisti i Lidhjes së Deçanit pasi iu mbulua vajza: Derisa ta mbash shaminë, nuk ke të drejtë të më quash baba
Aktivisti i Lëvizjes për Rikthim, Ahmet Musa, ka publikuar një letër të gjatë...
-
Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara
Dy seanca të planifikuara në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin nda...
-
“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të aktivizohet serish për zgjidhjen e...
-
Rasti “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj 17 të akuzuarve n...
-
Ferat Shala: Raporti i Auditorit konfirmon kolapsin në “Trepçë” dhe demanton Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar pas publik...
-
Fillon periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 1 korrik 2025 ka filluar periudh...
-
Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kry...