Fillon periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale

Autori: Gazeta inFokus
14:00 | 01 July 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 1 korrik 2025 ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Kounale.
Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online.
Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:
Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhje Lokale, do të përfundojë më 17 shtator 2025;
Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare e ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, do të përfundojë më 27 shtator 2025;
Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 7 tetor 2025.
Si bëhet aplikimi?
Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org
Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.
Informacione shtesë: Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontatoni në Zyrë përmes e-mailit [email protected] apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Të tjera
-
Behrami: Krerët e UÇK-së janë braktisur nga shteti – mocioni dëshmoi që Specialja është makinë e kurdisur
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka folur pas rrëzimit të mocionit të ...
-
Kurti për rikthimin në EQAR: Është dëshmi e punës dhe angazhimit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për rik...
-
Tërmet në Kosovë, lëkundjet ndihen në Ferizaj
Lëkundje toke janë ndjerë në Kosovë para pak minutash Lëkundjet janë regjist...
-
Buxheti i ri i BE-së parasheh 100 miliardë euro për Ukrainën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se buxhet...
-
Agim Bahtiri e qet një foto në FB dhe thotë: Kjo do të jetë Mitrovica e së ardhmes
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi në Facebo...
-
Reagimi i Qeverisë për vendimin e Supremes, Gruda: U shkrua në panik, rrethi për ta po ngushtohet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në “Rubikon” ...
-
ASK: Më shumë Energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2025 sesa në muajin maj 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjis...
-
Digjet një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë
Një banesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Banesa që është përfsh...
-
Seria e rrëfimeve në “Debat Plus”: Në një dhomë dhùnùan atë, në tjetrën motrën e saj
Në ditën e tretë të transmetimeve të rrëfimeve të historive të dhunës seksual...
-
“Samia burrat, Mihanja gratë – i kanë thirrë e ju kanë thanë Ramizi e ka çu Hashimin në Hagë, votone Dritonin”, Lladrovci: Nuk e kam mbështetur Bekimin, e du
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i ftuar në “Pressing” të T7, të m...
-
Zjarr në skenën e festivalit më të madh në botë të muzikës elektronike
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “T...
-
“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjed...