Lajme

Braktisi vëllanë e mitur në Gjermani, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 12 February 2023

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Rinas, për braktisje me dëshirë të vëllait 16-vjeçar, me qëllim kërkimin e azilit në Gjermani.

Policia kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azil-kërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azil-kërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e detajishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.

“Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, më 11 shkurt është kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania në Shqipëri dhe gjatë intervistimt të thelluar nga policia kufitare e Rinasit rezultoi se kishte braktisur me dëshirë, në Gjermani, vëllanë e mitur 16 vjeç, i cili më pas kishte aplikuar për azil, në Gjermani”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Euroneës.al, përcjell Klankosova.tv

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera