Rozë

Bota e modës në zi: Vdes nga koronavirusi stilisti i njohur

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 03 April 2020

Bota e modës është tronditur ditën e sotme, pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të stilistit tëv famshëm italian, Sergio Rossi.

Themeluesi i markës ikonike të këpucëve me të njëjtin emër, është shuar në një spital në Cesena në moshën 84-vjeçare, ku ishte shtruar pas prekjes nga COVID-19.

-Advertisement-

Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e bashkisë së qytetit të tij të lindjes, e cila theksoi kontributin e jashtëzakonshëm që kompania e tij kishte dhënë në zhvillimin ekonomik të Cesena-s.

Në nderim të tij, i biri Gianvito Rossi gjithashtu stilist këpucësh, ka bërë një dedikim prekës për të atin.

“Me zjarrin e pashuar të pasionit tënd, na mësove që nuk ka kufij për ata që dashurojnë atë që bëjnë. Mirupafshim mjeshtër!”-shkruan ai.

Sergio Rossi, i konsideruar një mjeshtër i vërtetë i këpucëve italiane, e nisi punën e tij në fillim të viteve ’50, në hapat e të atit që gjithashtu shquhej si një prodhues këpucësh në Cesena.

Me kalimin e viteve ai pati bashkëpunime tejet të suksesshme edhe me emra të tjerë të famshëm si Versace apo Dolce & Gabbana, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për industrinë e modës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera