Lajme

Borrell pas takimit me Kurtin: Djegia e veturave është e papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 03 November 2022

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti në Berlin diskutuan për situatën në veri.

Borrell tha se veprimet përçarëse, siç është djegia e veturave, në veri janë të papranueshme derisa bëri thirrje për përmbajtje.

“Ishte mirë takimi me kryeministrin Albin Kurti përpara Procesit të Berlini. Diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë që të veprojnë me përmbajtje. Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizim”, ka shkruar ai në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera