Blinken-Stoltenberg: Putini po përballet me një NATO më të fortë, ndryshe nga sa e priste
Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 02 June 2022
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Uashington, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg thanë sot se Presidenti rus Vladimir Putin po përballet me një aleancë më të fortë, me më shumë forca ushtarake dhe me më shumë vende anëtare, ndryshe nga sa e priste.
Sekretari Blinken dhe zoti Stoltenberg informuan se në samitin e ardhshëm të NATO-s që do të zhvillohet pas pak javësh në Madrid, aleanca do të miratojë një koncept të ri strategjik për t’u siguruar që do të përballojë sfidat e sotshme dhe të së ardhmes. Strategjia aktuale e NATO-s është miratuar në vitin 2010.
Strategjia e re do të përfshijë çdo aspekt, që nga aktivitetet keqdashëse kibernetike, militarizimin e shpejtë të Kinës dhe sigurisht përpjekjet e hershme të Rusisë për të dobësuar rendin ndërkombëtar të bazuar mbi rregullat që shërbejnë si themeli i paqes dhe sigurisë në mbarë botën.
Sekretari Blinken u zotua për rritjen e buxhetit të NATO-s, për ripërtëritjen e aleancave në fushën e mbrojtjes dhe kapaciteteve parandaluese. Ai përshëndeti kurajon e jashtëzakonshme dhe aftësitë e popullit të Ukrainës të mbështetur nga ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe pothuajse të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, që janë angazhuar për të mbrojtur sovranitetin, demokracinë dhe pavarësinë e Ukrainës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu gjithashtu mbështetjen për anëtarësimin e ardhshëm të Finlandës dhe Suedisë në aleancë, si dhe për rritjen e pranisë së NATO-s në vendet e Evropës Lindore. Ai tha se mban kontakte të afërta me Presidenti turk Erdogan dhe udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë, dhe se do të organizojë një takim mes zyrtarëve të treja vendeve në Bruksel gjatë ditëve në vazhdim.
Zoti Stoltenberg mirëpriti paketën e re të ndihmave ushtarake për Ukrainën që njoftoi Presidenti Biden sot në mëngjes dhe falenderoi Shtetet e Bashkuara për rritjen e pranisë ushtarake në mbarë Evropën, me mbi 100 mijë forca të dislokuara, të mbështetura nga njësi ajrore dhe detare. Ai tha se e vetmja mënyrë për të shmangur përshkallëzimin është që Rusia të ndalë agresionin dhe luftën që filloi në Ukrainë, ndërsa dënoi retorikën kërcënuese nga Rusia për përdorimin e armëve bërthamore./VOA
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...