Blindohet Madridi për super përballjen, River Plate – Boca Juniors

Autori: Gazeta inFokus
18:45 | 06 December 2018
Akti i fundit i finales së Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Junior është shumë afër. Pas kaosit të nisur me sulmin ndaj autobusit të Bocas në 24 nëntorin e kaluar, pak orë para ndeshjes së kthimit që do të luhej në “Monumental”, dy skuadrat argjentinase do të përballen në “Santiago Bernabeu” këtë të diel (20:30). Do të fillohet nga barazimi 2-2 i regjistruar në ndeshjen e parë.
River Plate dhe Boca Juniors kanë zbarkuar me një diferencë prej pak orësh distancë mes tyre në Madrid. “Millonaros” kanë shkelur në kryeqytetin spanjoll në orët e para të së enjtes dhe do të stërviten në Valdebebas, qendra stërvitore e Real Madrid.
“Xeniezes”, nga ana tjetër, kanë shkuar në Spanjë pasditen e së mërkurës dhe do të përgatiten për ndeshjen në qendrën sportive të federatës spanjolle, në Las Rozas.
Në këto ditë, Madridi do të jetë i blinduar nga forcat e rendit për të shmangur çdo rrëmujë të mundshme dhe për të mos lejuar që të përsëritet ajo që ndodhi dy javë më parë në Argjentinë.
Pak orë para se Boca të nisej për në Spanjë, “Bombonera” është evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, që ka rezultuar fals pas kontrollit të policisë.
Autoritetet spanjolle, ndërkohë, kanë kthyer në shtëpi Maxi Mazzarro, një nga liderët e tifozërisë ultras të Bocas, i cili kishte shkuar në Madrid mbrëmjen e së mërkurës. Të njëjtin fat ka pasur edhe një tjetër ultras i Bocas, Jonhatan Devoto.
“Policia do të kthejë të gjithë ata që kanë precedentë penalë. Duam të shmangim çdo rrezik për rrëmuja të mundshme, rëndi publik është përparësia”, ka thënë Guillermo Madero, përgjegjësi i sistemit të sigurisë për evenimentet sportive.
Në orët e ardhshme janë parashikuar të shkojnë në Spanjë Rafa Di Zeo dhe Mauro Martin, dy liderët e tjerë të tifozerisë së Bocas, që kanë marrë vizën për të udhëtuar pavarësisht se nuk kanë të drejtë të futen në “Bernabeu”.
Niveli i gatishmërisë në Madrid është rritur për shkak të binjakëzimit të tifozëve ultras të River me ata të Rayo Vallecano (Los Bukaneros). Ndërkohë, në Buenos Aires janë lajmëruar arrestime të tjera në lidhje me incidentet e 24 nëntorit të kaluar.

Të tjera
-
Kurti i dërgoi ftesë Abdixhikut, Mehmetaj i drejtohet Pecit: “Çu dil kundërshtoje, luaje trimin, po të presim”
“Luaje trimin tash. Dil kundër Kurtit”. Kështu iu drejtua gazetari Lirim M...
-
Zafir Berisha: Ftesa e Albin Kurtit për LDK-në është djallëzore – Votuesit e LDK-së janë targeti i tij
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar pas ftesës së kry...
-
“Koalicioni VV-NISMA, punë e kryer: Kurti do të pajtohet me kërkesat e Fatmir Limajt”
Analisti politik Jeton Halimi ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën poli...
-
Kurti takim me Limajn për Qeverinë e Re, AAK kë* rcënon me ndarje nëse Nisma bashkohet me Qeverinë Kurti
Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir ...
-
Pamje nga aksidenti ku u përfshinë katër vetura dhe u lënduan 5 persona në Klinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhe...
-
Aktakuzë kundër të dyshuarit për vrạsjen e dy të rinjve në Klinë
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për “vrasje të rëndë” ndaj t...
-
Osmani e pret Prattipatin, i thotë se të arrestuarit dje kishin lidhje me strukturat ushtarake serbe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të...
-
Përplasje mes katër veturave në Rixhevë: Lëndohen pesë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhe...
-
Mediat bojkotojnë takimin me ZRRE-në – Gazetarëve iu kërkua të mos përdorin kamerat
Shumica e mediave në Kosovë kanë bojkotuar një takim të ftuar nga Zyra e Rreg...
-
ZRrE tregon se përse pritet të shtrenjtohet çmimi i rrymës
Zyra e Rregullatorit për Energji ka deklaruar se shkaku kryesore i propozimit...
-
Aksidentohet autobusi i Kosovës që po vinte nga Zvicra, kompania turistike dalin me sqarim
Arditi Tours, kompani turistike, ka dalë me sqarim lidhur me aksidentimin e n...
-
Vdes zyrtarja e Policisë së Kosovës, Luljete Gashi
Ka ndërruar jetë zyrtarja e Policisë së Kosovës, Luljete Gashi. Kjo u bë e...