Lajme

Blerja e kontejnerëve nga Serbia, VV-ja me aksion tek Komuna e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 30 December 2022

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka realizuar një aksione tek objekti i komunës së Prishtinës pas blerjes së disa kontejnerëve nga Serbia.

Ata kanë vendosur disa kontejnerë në oborrin tek komuna bashkë me afishet për bojkotimin e produkeve serbe.

“Në kuadër të fushatës për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë, Rinia e Lëvizjes në Prishtinë, solli tek Komuna e Prishtinës kontejnerët e blerë nga Serbia në vlerë prej 48 mijë e 389 euro. Kështu i rikujtojmë edhe ekzekutivit komunal por jo vetëm, se edhe institucionet duhet të bashkëngjiten në thirrjen qytetare për bojkotimin e këtyre produkteve serbe”.

-Advertisement-

“Serbia vazhdon jo vetëm të mos e njoh Kosovën, por ta luftojë Republikën tonë çdo ditë, e më e pakta që mund të bëjmë secili nga ne, është t’i bojkotojmë këto produkte” thuhet në njoftimin e VV-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera