Lajme

Blerim Syla ia thotë “Troç” disa fjalë kryeministrit Albin Kurti

Autori: Ermirë Berisha 23:36 | 21 October 2022

Pakënaqësitë dhe zhgënjimet për qeverisjen Kurti, duket se çdo ditë e më shumë janë në rritje nga qytetarët e këtij vendi.

Një nga personat e zhgënjyer nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është edhe ish-kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr.Blerim Syla.
Syla për emisionin N’Konak me Islam Morinën, nuk ka fshehur aspak zhgënjimin e tij për qeverisjen Kurti.

Ai ka thënë se është tejet i zhgënjyer nga qeverisja e tij, sepse nuk asnjë hap përpara në fushën e shëndetësisë.

-Advertisement-

“Në qoftëse e shohim Albin Kurtin në opozitë me tash, është dallim shumë i madh, sepse sa ka qenë në opozitë kam bashkëpunuar shumë me të Z.Kurti, kem mbajtë shpresa të mëdha dhe kemi hartuar edhe plane të përbashkëta se si do të ia bënim kur të vinin në pushtet, por për fat të keq jam shumë i zhgënjyer me qeverisjen e Z.Kurti, sidomos në shëndetësi. Nuk e kemi asnjë lëvizje përpara as në planin legjislativ, ju e dini që ligjet janë paraparë që vitin e kaluar. Z.Kurti ka bërë një gabim, unë miqësisht po i drejtohem, leje atë komitet, nuk je ti për më udhëheq komitet, ti je për me i kontrollu ministrat”, ka deklaruar Syla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera