Lajme

Bill Clinton sot feston 76 vjetorin

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 19 August 2022

William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton feston ditëlindjen e 76.

Clinton ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga viti 1993 deri në vitin 2001 si president i 42-të.

Gjatë mandatit të tij si president, ai ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.

-Advertisement-

Pas martesës me Hillary Rodham, Bill Clinton u zgjodh guvernator i Arkansas në vitin 1978, duke u bërë kështu guvernatori më i ri në vend në moshën 32-vjeçare. Ai u rizgjodh në të njëjtën pozitë më 1982.

Më 5 nëntor të vitit 1996, Clintoni rizgjidhet president i Amerikës edhe për një mandat 4-vjeçar. Pikërisht gjatë mandatit të tij dha kontributin e tij të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Clinton ka qenë disa herë në Kosovë dhe është nderuar me “Medaljen e Artë të Lirisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera