Lajme

Biden s’i beson Putinit: Hezitoj të përgjigjem çdo gjë që thotë ai

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 05 January 2023

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, shfaqi skepticizëm lidhur me armëpushimin në Ukrainë.

Ai tha se heziton të përgjigjet për çdo gjë që thotë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Biden theksoi para gazetarëve se Putin po mundohet të sigurojë pak oksigjen, shkruan CNN përcjell Klankosova.tv

-Advertisement-

“Unë hezitoj t’i përgjigjem çdo gjëje që thotë Putini. Më dukej interesante. Ai ishte gati të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat në 25 dhe Vitin e Ri”, tha Biden.

“Dua të them, unë mendoj se ai po përpiqet të sigurojë pak oksigjen”, theksoi ai.

Kreu i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të vendos një armëpushim prej 36 orësh në Ukrainë.

Kjo për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse.

Në njoftimin e Kremlinit thuhet se armëpushimi do të zgjas nga 6 janari deri në mesnatën e 7 janarit, për të kremtuar këtë festë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera