Ekonomi

BERZH në takim me Kurtin: Jemi të interesuar të bëjmë më shumë fushën e energjisë

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 12 April 2022

I shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e priti në takim Presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Odile Renaud Basso, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishme ndërmjet Qeverisë dhe BERZh-it dhe për planet për të ardhmen dhe fushat e bashkëpunimit. Vëmendje iu dha projekteve në zbatim e sipër, që janë të mbështetura nga BERZh.

Kryeministri Kurti foli për masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë. Po ashtu foli për planet për rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, që do të konkretizohen nesër në mbledhjen e qeverisë me rastin e miratimit të projektligjit, që i hap rrugë një gjëje të tillë. U diskutua edhe për Strategjinë e re të Energjisë, e cila është drejt finalizimit dhe për potencialin e vendit për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

-Advertisement-

Presidentja Basso tha se BERZh është e interesuar për të bërë edhe më shumë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, të efiçiencës së Energjisë, zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe në përkrahjen e sektorit privat në Kosovë.

Në fund të takimit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nënshkroi me BERZh-in Marrëveshjen e Kredisë për projektin “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta 2 Dritarja 2 – Efiçienca e energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera