Lajme

Berisha thirrje qytetarëve: Revolucioni na fton, nesër para parlamentit

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 12 February 2023

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët të mblidhen sërish, pas protestës së të shtunës.

Ai ka bërë thirrje që të mblidhen më 13 shkurt në orën 17:00 para parlamentit.

“Revolucioni na fton!” – shkroi kryedemokrati në faqen e tij zyrtare në Facebook.

-Advertisement-

Këtë të hënë në po të njëjtën orë me protestën e thirrur nga Berisha, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thirrur një seancë plenare. Deri më tani nuk dihet se për çfarë do të mbahet seanca plenare.

Protesta e opozitës e thirrur nga kreu i PD-së u mbajt të shtunën në orën 12:00.

Protestuesit u mblodhën në selinë e PD-së, më pas në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza” dhe vijuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. /euronews/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera