Lajme

Berisha paralajmëron: Grupet ekstremiste serbe po u gëzohen tensioneve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 06 October 2026

Eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha, ka paralajmëruar se grupe ekstremiste serbe po i përcjellin protestat dhe përshkallëzimin e tensioneve në Kosovë përmes Telegramit, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas Berishës, këto grupe kontrollohen drejtpërdrejt nga Beogradi dhe në bisedat e tyre po shfaqen mesazhe që nxisin dhunë.
“Një person i lënduar… Më pak punë për ne”, “Duhet t’u japim bomba e kallashë” dhe “A ka ndokush që t’ua dërgojë ndonjë kamion me gurë”, janë disa nga mesazhet që ai ka cituar në reagimin e tij.
Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe të thirrjeve për trazira, qofshin ato nga profile të rreme apo nga persona që shfaqen me identitetin e tyre.
“Mos bini pre e provokimeve as të profileve falso e as atyre me fytyrë që po bëjnë thirrje për trazira e dhunë! Kjo ju shkon për qejfi veç atyre që po i gëzohen situatës që po krijohet”, ka shkruar ai.
Në reagim, Berisha ka njoftuar se ka bashkëngjitur fotografi të bisedave në këto grupe, së bashku me përkthimet e tyre./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy