Lajme

Berat Buzhala publikon ditarin ku paralajmëroi që “ka më hangër për së gjalli” ministrin Liburn Aliu

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 06 June 2022

Gazetari Berat Buzhala konteston një nga një të gjitha arsyetimet e bëra nga z. Aliu për rastin, e të cilat ishin të shumta.

Liburn Aliu i përmend emrin gazetarit plot 16 herë gjatë intervistës në Pressing, derisa nuk i ka përmendur deri tash emrin asnjëherë atyre që më parë partia e tij i konsideronte si oligarkë dhe i përmendte vazhdimisht: Shkëlqim e Blerim Devolli, Rasim Mërlaku, Ramiz Kelmendi, Ekrem Lluka, etj.

Përkundër gjithë këtyre përmendjeve, ai nuk arrin të kontestojë asnjë nga faktet e ofruara në përgjimin e bërë nga gazeta Nacionale për ryshfetin prej 30 mijë eurosh.

-Advertisement-

Aliu e pranoi se Florent Ramqaj kishte punuar në kompaninë e dajëve të tij, por duke provuar që të fshihte faktin se pronare e kompanisë është gruaja e dajës së këshilltarit, Florije Ramqaj.

Përmes këtij veprimi, Aliu përfshehu edhe faktin se kishte pranuar si këshilltar financiar një militant të partisë që kishte konflikt të qartë interesi.

Edhe kjo është mes adresimeve të shumta që bën Buzhala në këtë episod.

Por, po ashtu gazetari flet edhe për atë se çfarë skandali ka pritur ministri Liburn Aliu se do t’i dilte atij ose kabinetit të tij pas paralajmërimit të bërë në Facebook, e po ashtu edhe për çmimin e banesës së tij në lagjen luksoze Marigona Hill.

Një pjesë tjetër e këtij episodi është edhe për përsëritjen e çuditshme të historisë mes VV-së së sotme dhe PDK-së së dikurshme. Dikur kishim Hashim Thaçin, i cili në ministrinë me më së shumti para kishte dërguar dy njerëzit e besueshëm të gardës së vjetër të partisë, Fatmir Limajn si ministër dhe Adem Grabovcin si zëvendësministër. Tash e kemi Albin Kurtin, i cili në ministrinë me më së shumti para ka dërguar dy njerëzit e besueshëm të gardës së vjetër të partisë, Liburn Aliun si ministër dhe Hysen Durmishin si zëvendësministër.

Për këto dhe shumëçka tjetër, ju ftojmë të dëgjoni episodin e ri të Ditarit të Buzhalës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera