Lajme

Berat Buzhala fillon me mediumin e ri online

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 08 March 2022

Gazetari i njohur, Berat Buzhala nga sot do të nisë punën me një projekt të ri.

Buzhala ka njoftuar se sot do të nisë punën mediumi i ri online i quajtur Nacionale.com, shkruan Gazeta Infokus.

Tashmë ka disa ditë që Buzhala ka njoftuar për nisjen e këtij mediumi më të ri në Kosovë, derisa ka theksuar se do ti sjellë ndryshime dhe risi gazetarisë.

-Advertisement-

Buzhala ka thënë se ky medium nuk do të jetë shumë prezent në “Facebook, siç jemi mësuar të shohim portalet deri më tash.

“Kjo është një rrugë e re, një model i ri, jo shume i provumë, por që unë po besoj, qashtu qysh pata besu në atë projektin tjetër në vitin 2013”, ka shkruar Buzhala.

Ndryshe, Berat Buzhala ka qenë edhe themelues i mediumit online “Gazeta Express” dhe bashkëthemelues i televizionit T7./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera