Lajme

Bëhet ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes ‘Super Puna’

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 04 April 2023

Është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes “Super Puna” për muajin shkurt.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, bizneset që angazhojnë punëtorë përmes kësaj platforme duhet të kalojnë disa verifikime.

“Super Puna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes Super Puna gjatë muajit shkurt”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes Super Puna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim: Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK); Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në Super Puna; dhe Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së”, vijon MF-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera