Befason kryetari i komunës së Vushtrrisë “Unë nuk premtoj punësim ne këmbim te votës askujt”
Autori: Gazeta inFokus
11:49 | 21 September 2025
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka deklaruar se një nga gabimet më të mëdha të shoqërisë dhe institucioneve në Kosovë ka qenë mungesa e përgatitjes për të jetuar në një sistem kapitalist.
Në kuadër të projektit të Gazetës Infokus “Fokusi n’Komuna”, Idrizi tha se si shoqëri jemi mësuar të presim që “komuna të gjejë një vend pune”, gjë që sipas tij tregon mentalitet më afër sistemit socialist sesa atij kapitalist.
“Na duhet me ndërtu një koncept ndryshe të punësimit në sektorin privat, me zhvillu sektorin privat. Ndoshta, po them, gabimin më të madh si shoqëri edhe si institucione e kemi bo se nuk e kemi përgatit shoqërinë tonë me jetu në shtet kapitalist, po mendoj që ndoshta ma tepër i kemi të përgatitur për me jetu në një shtet socialist sepse, ‘ma gjen Komuna një vend pune’,” ka thënë Idrizi.
Kreu i Vushtrrisë theksoi se nuk i premton askujt punësim në këmbim të votës, por zhvillim profesional dhe perspektivë në tregun e punës.
“Unë e thom edhe publikisht dhe me shumë bindje: unë nuk i premtoj punësim në këmbim të votës askujt. Unë i premtoj zhvillim të kapaciteteve profesionale dhe perspektivë në gjetjen e tregut të punës,” u shpreh Idrizi./GazetaInfokus
Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...

































