Fokus

Muhaxhiri: Një kryetar i mirë do ta zgjidhte problemin me Lladrovcin, nuk do të shkonte në ballafaqim kokë më kokë

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 14 Nëntor 2025

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, në një prononcim në “Infokusi Live”, ka komentuar përplasjet e brendshme në PDK, duke thënë se situata me Ramiz Lladrovcin është menaxhuar keq nga lidershipi i partisë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, një kryetar me vizion dhe lidership të mirë do ta kishte zgjidhur këtë çështje shumë më herët dhe pa e lejuar përplasjen të shndërrohej në konflikt të drejtpërdrejtë.

“Ti nuk mundesh me udhëheqë shtetin nëse nuk mundesh me e udhëheq partinë,  ti nëse gjen njerëz të mirë në parti ti ki njerëz të mirë edhe për qeveri dhe është një lloj pjekje politike. Ta zëmë një kryetar i mirë e kish zgjidh këtë problem me Lladrovcin. Nuk kish shku me një ballafaqim frontal kokë më kokë dhe njëri me qenë humbës total e tjetri fitues total. Edhe sikur të kishte humbur Lladrovci, ai nuk do të duhej të dilte humbës i madh,” deklaroi Muhaxhiri./Gazeta Infokus./

-Advertisement-

Më poshtë mund të ndiqni live emisionin “Infokus Live”:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy