Fokus

Ejupi: Memli Krasniqi do të ishte lider i pakontestueshëm po të kishte fituar Drenasin, logoja e PDK-së nuk ishte sinonim i fitores

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 14 Nëntor 2025

Analisti politik, Burim Ejupi sonte në “Infokus Live”, ku është duke u diskutuar se cfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit, shkruan Gazeta Infokus.

Bujupi në emision deklaroi se pas Krasniqi humbi Drenasin ku ishte si njëfarë bixhozi që e ka fut komplet karrierën e vet politike.

Analisti shtoi se në qoftëse në zgjedhjet lokale të kish fitu Partia Demokratike e Kosovës në Drenas, Memli Krasniqi ish bë lideri i pakontestueshëm në këtë parti.

-Advertisement-

Sipas tij, humbja në Drenas ka pasur peshë më të madhe politike sesa fitorja në komunat e tjera, pasi aty PDK-ja kishte bazën dhe simbolikën historike të forcës së saj.

“Ajo qka i ndpodhi partia demokratike është fakt që ka fitu më shumë asambleiste por humbi në Drenas. Drenasi është njëfarë bixhozi që Krasniqi ka shti komplet karrierën e vet polItike te kish fitu Dernasin me Daden Raze, se tash na e kena marr vesh qe ata qe e ka thane Lladrovci e jo ato qe e ka thene Krasniqi, ai ka thënë sipas asaj qe ka ndodh ne Drenas ka thene qe logoja e PDK është sinonim i fitores dhe dul që nuk është logoja, nuk është Dada Razë por fitoi një kandidat tjetër. Te kish fitu Drenasin, Memli Krasniqi ish ba lider i pakontestueshëm në PDK”, ka deklaruar Ejupi./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të ndiqni live emisionin “Infokus Live”:

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy