Lajme

Bedri Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit kundër aktgjykimit të Speciales: Le të bashkohemi kundër padrejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 26 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë, e cila synon të kundërshtojë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza e ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00.

“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza në përshkrimin e videos.

-Advertisement-

Protesta është paralajmëruar si një tubim i gjerë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Thirrja për protestë vjen në një kohë kur në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës e jashtë saj janë zhvilluar tubime kundër aktgjykimit të Speciales.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy