BE thirrje Serbisë e Kosovës: Nuk jemi palë por lehtësues, zbatojeni menjëherë marrëveshjen për energjinë
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 13 February 2023
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të nisin menjëherë me zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike, të arritur në qershor të vitit të kaluar. Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano, i tha RTV21 se përgjegjësia e zbatimit të marëveshjes bie mbi të dyja palët dhe se BE-ja nuk është palë në marrëveshjet në dialog por lehtësuese, përfshirë udhërrëfyesin e energjisë.
Deklarimet e Stano pasuan kritikat e zëvendës kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, pak ditë më parë me të cilat bëri përgjegjës edhe Bashkimin Evropian për, siç tha “dërgimin e sinjaleve të gabuara për “Elektroseverin” përmes interpretimeve të neneve të gabueshme të marrëveshjeve që nuk përputhen me udhërrëfyesin”.Por BE-ja tha se të dyja palët kanë detyrime të papërmbushura në zbatimin e Udhërrëfyesit.
“BE-ja është lehtësuesi, jo palë në Marrëveshjet e Dialogut – duke përfshirë edhe udhërrëfyesin e energjisë. Përgjegjësia e zbatimit i takon vetëm palëve”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano. “Të dyja palët kanë detyrime të paplotësuara në lidhje me zbatimin e Udhërrëfyesit dhe BE-ja pret që të dyja palët të ecin përpara me zbatimin menjëherë. Marrëveshja komerciale është pjesë e rëndësishme e zbatimit të Udhërrëfyesit, pasi që do t’i mundësonte Kosovës që të fillojë faturimin e konsumatorëve në veri të Kosovës”, tha Peter Stano.
Kritikat e zëvendës kryenministrit Besnik Bislimi pasuan njoftimet se kompania e licencuar nga Kosova për operim në pjesën veriore të Kosovës, Elektrosever ka nënshkruar pak kohë më parë një tjetër marrëveshje me KEDS në Stamboll. Bislimi tha se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjet e Brukselit.
Mirëpo, kompania Elektrosever në kundërpërgjigje ndaj Bislimit tha se ka përmbushur në vazhdimësi të gjitha obligimet nga Udhërrëfyesi i Energjisë, garantues i të cilit është Bashkimi Evropian. Elektrosever akuzoi Prishtinën se nuk e do, siç tha, që “kjo kompani të ketë të drejtën e shërbimeve të shpërndarjes dhe se është në pritje të përgjigjes për njoftimin zyrtar për nisjen e zbatimit të marrëveshjes që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar”.
Problemet me energjinë elektrike në pjesën veriore të Kosovës datojnë që nga përfundimit i luftës në vitin 1999. Një marrëveshje u arrit në vitin 2013 për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por ajo me vite të tëra nuk nisi të zbatohet.
Kryeministri Kurti, ditë më parë bëri me dije përmes cicërimave në rrjetin social twitter se që nga viti 1999, për shkak të veprimeve të Serbisë, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro nga faturat e rrymës dhe ujit që serbët në veri nuk kanë paguar. Kurti tha se për mospagesën e faturave në veri nuk kanë faj serbët që jetojnë atje, por fajësoi “strukturat paralele të kontrolluara nga Serbia”.
“Edhe tani, refuzimi i Beogradit për të lejuar tregtinë Kosovë-Serbi, i kushton Kosovës deri në 10 milionë euro në muaj”, shkroi Kurti.
Elektrosever, pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS, mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor. Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...