Lajme

BE të mbajë shënime, Vuçiq pro-Putini: Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të ishte kundër parimeve tona

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 17 April 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka dhënë sonte një intervistë për mediat serbe në të cilën ka folur edhe për situatën në Ukrainë.

Vuçië është shprehur se nuk mund të flasë lidhur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy sepse kjo do të kishte pasoja për Serbinë, shkruan lajmi.net.

“Gjithçka që do t’iu thoja do të kishte një konotacion personal dhe pasojat do të ishin të mëdha për qytetarët e Serbisë, kështu që nuk mund ta bëjë këtë. Do të flas për gjërat që qytetarët nuk mund t’i dëgjojnë.”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se nuk mund t’i vendosë sanksione Rusisë dhe Putinit pasi që sipas tij, kjo do të ishte kundër parimeve të Serbisë.

“Fakti që ne nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë na kushton shumë, dhe vendosja e tyre do të na kushtonte parimet tona. Rusia është dikush që gjithmonë ka mbështetur Serbinë që nga viti 2001. Është detyra jonë të veprojmë në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe të mburremi me respektimin e parimeve”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se duhet të marrë vendime për “mbrojtjen e popullit të tij”.

“Ne duhet të marrim vendime në baza ditore për të mbrojtur popullin tonë. Ata thonë se jam tradhtar dhe jam i vetmi që nuk kam vendosur sanksione kundër Rusisë. Më thonë ata që heshtën kur Kosova e shpalli pavarësinë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera